Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 21:03

Kinshasa – Së paku 53 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani të udhëtarëve në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Aeroplani me 112 veta në bord ka pësuar gjatë përpjekjeve për të ateruar nën kushte të këqija atmosferike në Aeroportin e Kisanganit.

Autoritetet qeveritare thanë se ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 40 të mbijetuar nga rrënojat e Boenig 727. Ky i fundit i përkiste kompanisë Heëa Bora.

Vendi njihet për siguri jo të mirë të trafikut ajror. Në vitin 2008, një avion i së njëjtës kompani është rrëzuar në qytetin Goma duke shkaktuar vdekjen e 44 udhëtarëve.