Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 13:40

Kinshasa – Republika Demokratike e Kongos është vendi më i keq në botë për gratë. Anketa e re e hulumtuesve amerikanë tregon se në vend, në ditë 1. 152 gra janë viktima të përdhunimit, gjegjësisht 48 orë në ditë.

Ajo është 26 herë më shumë nga hulumtimi i fundit i Kombeve të Bashkuara në të cilën thuhej se në RD të Kongos në vit janë regjistruar 16. 000 përdhunime.

Sipas anketës së re në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2007 në RD të Kongos kanë qenë të përdhunuara më shumë se 400. 000 gra, por është e mundur numri i viktimave të jetë më i madh pasi që shpesh herë nuk tregojnë për të.

Përdhunim më i madh është vërejtur në provincën e Kivus Veriore, rajon ku konfliktet janë më të ashpra.

Në RD të Kongos jetojnë më shumë se 60 milionë banorë, ndërsa vendi me dekada është në luftë qytetare.