Lajme Shqip Monday, 17 September 2012 18:30

Rreth 1,000 anije peshkimi pritet të arrijnë të hënën vonë ose të martën herët në ishujt e pabanuar, që në Kinë njihen si Diaoyu, ndërsa në Japoni si Senkaku.

Kina është përfshirë nga protestat që kundërshtojnë pretendimet e Japonisë për pronësinë e ishujve.

Firma të mëdha japoneze, përfshirë Hondan, Panasonikun, Tojotan dhe Kanonin, kanë pezulluar punën në fabrikat në Kinë, pas sulmeve kundër tyre në fundjavë.

Dhuna ka pasuar njoftimin e Japonisë se është duke blerë ishujt nga pronarë privatë.(LajmeShqip.com)