Lajme Shqip Friday, 07 December 2012 16:42

Shkup – Pas shpalljes për qytetare nderi të Komunës Çair, dhe promovimit të suksesshëm të klipit dhe albumit të titulluar “Për ty atdhe”, organizuar nga Libraria e Çarshisë dhe Komuna Çair, sopranoja me famë botërore Inva Mula, ia dhuron Shkupit një koncert madhështor me Filarmoninë e Shkupit, për nder të të gjithë banorëve të Maqedonisë.

Hyrja është me bileta të cilat jepen gratis tek Libraria e Çarshisë, të cilat janë dhuratë nga Inva Mula, prej sot nga ora 16:00 deri të dielën në orën 17:00.

Koncerti do të mbahet në sallën e madhe të Hotelit Aleksandar Pallas.

Çdo pjesëmarrësi në koncert, e madhja Inva Mula do ti dhurojë dhe CD nga këngët e koncertit.

Koncerti në Shkup vjen në formatin e njejtë si ai i realizuar më datë 28 Nëntor në Tiranë.

Kjo dhuratë që ia bën Shkupit e madhja Inva Mula, është mënyra më e mirë për të dhënë mirënjohje për respektin që Shkupi ka për të si artiste botërore.(LajmeShqip.com)