Lajme Shqip Sunday, 10 April 2011 09:37

Nuakshot – Komiteti për Libinë dhe Unioni Afrikan (UA) sot nga kryeqyteti  i Mauritaisë, Nuakshot apeloi për “ndalimin urgjent të të gjitha intervenimeve ushtarake” në të cilat do të sillen vendime për reformat në vend.

Në Komitetin për Libinë janë të anëtarësuar presidentët e pesë shteteve afrikane të zgjedhur për ndërmjetësues  nga  UA. Komiteti vendosi që të intervenojë sipas “hartës rrugore” që ështe pranuar në mars.

“Harta e rrugës parashikon ndërprerjen urgjente të të gjitha intervenimeve ushtarake, dërgimin e shpejtë të ndihmës ushtarake dhe dialogun mes palëve në Libi.

Ndërmjetësuesit sot duhet të udhëtojnë për në Libi.

Përfaqësuesi i NATO-s mbrëmë kumtoi  se forcat e NATO-s  kanë shkatërruar 17 tanke të forcave lojale të Maoamer Gadafit.

“Aeroplanët e Aleancës dje dhe natën para kësaj goditën 15 tanke në afërsi  të qytetit Misrata dhe dy në jug të Bregës”, theksoi përfaqësuesi i Aleancës veriatlantike.

Ndërkohë, forcat lojale të Gadafit në pjesën lindore  të Libisë rrëzuan dy helikopterë të kryengritësve.