Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 11:24

Kabul – Këshilli i lartë i profesorëve islamikë dhe hoxhallarëve në Afganistan, rekomanduan që grave t’u ndalohet udhëtimi pa shoqërues, i cili duhet të jetë një i afërt nga gjinia mashkullore dhe të mos flasin me burra, të cilët nuk janë të afërm të tyre.

“Dëshirojmë jetë në pajtim me islamin për ne, gratë dhe motrat tona. Ato gjithashtu janë myslimane. Secili që beson në islam, pavarësisht gjinisë, duhet t’i respektojë rekomandimet fetare”, deklaroi Maulavi Halikdad, anëtar i Këshillit.

Rekomandimet janë dërguar javën e kaluar deri tek presidenti Hamid Karzai për miratim.

Sipas Halikdad gratë kanë të drejta vetëm me islamin. Qeveria afgane kërkoi që prezantueset televizive të mbajnë shami në kokë pasi anëtarët e Dhomës së lartë të parlamentit u ankuan se etika islame nuk respektohet.