Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 08:59

Bogotë – Të paktën 18 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa rreth 60 të tjerë llogariten të zhdukur nga rrëshqitja e tokës të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në Kolumbi, kumtoi Kryqi i Kuq.

Ekipet e shpëtimit kumtuan se gjatë rrëshqitjes së tokës në qytetin Manisales, në shtetin veriperëndimor federal Kaldas, jetën e kanë humbur 14 njerëz, ndërsa 13 janë lënduar.

Drejtori i Kryqit të Kuq Sesar Uruena deklaroi se ekipet e shpëtimit po gjurmojnë për rreth 60 persona.

Në fshatin Kastiljo, në shtetin federal Kindio gjatë rrëshqitjes së tokës jetën e kanë humbur katër persona, ndërsa janë lënduar nëntë.

Kolumbia po ballafaqohet me një nga sezonet më të vështira të reshjeve të shiut në histori, kur para pesë ditëve 37 persona humbën jetën dhe 43 janë lënduar, ndërkohë që urgjentisht janë evakuuar më shumë se 245.000 njerëz.