Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 09:29

Bogota – Të paktën 69 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në Kolumbi, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, kumtoi Kryqi i Kuq.

Nga fillimi i sezonit të shirave janë lënduar 40 persona, 13 konsiderohen të zhdukur, ndërsa të rrezikuar janë gjithsej 66.140 qytetarë, konfirmoi organizata humanitare.

Shirat e rrëmbyeshëm, të cilat bien në vend nga fillimi i këtij muaj, përfshinë 24 lagje, si dhe kryeqytetin Bogota, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut. Policia kumtoi se tërësisht janë bllokuar 16 rrugë.

Në 12 muajt e fundit shirat në Kolumbi morën 418 jetë, ndërsa të rrezikuar janë 2,8 milionë njerëz në vend.