Lajme Shqip Saturday, 11 May 2013 14:52

New York – Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Nju Jorku përcollën porosinë për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.“Është koha më e mirë për ta zgjidhur çështjen e emrit dhe që politikanët duhet me guxim të ndërmarrin vendime të rëndësishme për të siguruar të ardhmen e vendit”, kanë theksuar Ahmeti dhe Nimic, me ç`rast ky i fundit siç mësohet ka shprehur faleminderime për kreun e BDI-së për siç thuhet këshillat e vlefshme dhe përpjekjet për të ndihmuar këtë proces.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për mbështetje më të madhe ndaj procesit të ndërmjetësit Nimic.
Delegacioni i lartë i BDI në selinë e Kombeve të Bashkuara u takua me ambasadoren amerikane në OKB, Rosemary Di Carlo, raporton ina. 
Në këtë takim u ndanë kujtime për bashkëpunimin e suksesshëm në vitet 2007 dhe 2008, ndërsa Ahmeti theksoi që një shtytje e tillë ndërkombëtare nevojitet edhe sot kur duhet të zgjidhet përfundimisht çështja e emrit. 
Ambasadorja Di Carlo nënvizoi përkrahjen amerikane për integrim të Maqedonisë në NATO, por edhe nevojën për arritje të kompromisit me fqiun jugor mbi çështjen e emrit që po mban larg Maqedoninë nga strukturat euroatlantike.