Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 14:33

Bruksel-Bisedimet teknike midis Kosovës dhe Serbisë do të rifillojnë menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve të 6 majit në Serbi dhe formimit të qeverisë së re serbe, e dalë nga këto zgjedhje, ka deklaruar zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE Kethrin Eshton, Maja Kociançiç para një grupi gazetarësh të mediave serbe në Bruksel.

Energjetika dhe telekomunikacioni do të jenë temat e para në dialogun teknik midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nisë pas formimit të qeverisë së re serbe, e dalë nga zgjedhjet e 6 majit, ka thënë zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE Ketrin Eshton, Maja Kociajnçiç, para një grupi gazetarësh të mediave serbe në Bruksel.

Zgjidhja e problemeve në fushën e energjetikës dhe tele-komunikacionit i është vënë kusht Serbisë nga Bashkimit Evropian për caktimin e datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, ka deklaruar ajo. Bashkimi Evropian, tha Kociançiq po vëzhgon me vëmendje nëse po zbatohen në praktikë marrëveshjet e arritura.

Lidhur me problemet e shfaqura sa i përket përfaqësimit të Kosovës në takimet rajonale pas marrëveshjes së arritur, ajo tha se mospajtimet janë lidhur me atë nëse fusnota duhet të jetë e shkruar në tabelën ku shkruhet emri Kosovë me asteriksin lart, që po e kërkon Serbia, apo në dokumentet përcjellëse, që po kërkon Kosova.

Ajo tha se sipas marrëveshjes kjo çështje është në dorën e organizatorëve të takimeve, ndërsa ka theksuar se shpresonte që kjo marrëveshje të respektohet nga të dyja palët.

Kociançiç ka deklaruar gjithashtu se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë ashtu siç ka paralajmëruar Serbia është në kundërshtim me rezolutën 1244, ndërsa ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovës sipas BE është mundur.