Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 08:28

Bengazi – Forcat e koalicionit ndërkombëtar mbrëmë i shkatërruan instalimet radare në dy baza të aviacionit të forcave të Moamer Gadafit në lindje të Libisë, njoftoi televizioni “Al Xhazira”.

Sipas televizionit, bazat janë të sistemuara në lindje të strehimores së kryengritësve Bengazi.

Nata e tretë me radhë në kryeqytetin Tripoli po dëgjohen shpërthime, të cilat televizini shtetëror libian i quajti vepër të “armiqve të kryqëzatave”.

Objekt i sulmeve ajrore sërish u bë rezidenca e Gadafit në lagjen Bab el Azizia. Nuk ka informata për viktima dhe dëme materiale. Përveç kësaj forcat aleate kanë kryer goditje ndaj bazës ushtarako-detare në dhjetë kilometra në lindje të Tripolit, ku sipas dëshmitarëve okularë ka shpërthyer zjarr.

Edhe krahas sulmeve ajrore në Tripoli natën e kaluar u mbajt tubim i qetë për mbështetje të regjimit të Moamer Gadafit, njoftuan mjekët ukrainas nga kryeqyteti libian.

Ndërkohë, forcat e liderit libian Moamer Gadafi e sulmuan qytetin Zintan në perëndim të Libisë, për çfarë arsye banorët u detyruan të iknin në rajonet malore, ndërsa viktima ka pasur në të dyja anët, pohojnë dëshmitarët.

Një prej banorëve të qytetit ka deklaruar për mediat perëndimore se janë dërguar forca të reja dhe tani në rrëzë të malit afër qytetit ka të paktën 40 tanke, ndërsa se në sulmet janë rrënuar disa shtëpi dhe xhami.

Sipas tij, forcat antiqeveritare kanë arritur t’i mbajnë forcat e Gadafit të mos hyjnë në qytet, i cili ndodhet 140 kilometra në jugperëndim të Tripolit.