Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 13:27

Berlin – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton sot deklaroi se NATO-ja është e vetmja në përpjekjet që t’i jepet fund qeverisjes së liderit libian Moamer Gadafi, ndërsa anëtaret e Aleancës përballen me ndarje rreth fushatës ushtarake në këtë shtet të Afrikës Veriore.

Klinton, e cila para fillimit të mbledhjes dyditore të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s në Berlin, u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, deklaroi se Aleanca ka qëllim të prëbashkët që t’i jepet fund regjimit të Gadafit në Libi dhe të kontribuohet në sa më shumë mënyra të mundshme që ky qëllim të arrihet.

Njëkohësisht, një nëpunës anonim amerikan, i cili mbërriti në Berlin së bashku me sekretaren amerikane të Shtetit tentoi t’i zvogëlojë ndarjet në kuadër të Aleancës në lidhje me intervenimin e huaj ushtarak në Libi.

“Nuk mendoj se ekziston ndarje”, deklaroi nëpunësi, duke potencuar se komandantët ushtarakë në Libi akoma nuk kanë kërkuar më shumë kapacitete ushtarake dhe se pjesëmarrësit në mbledhjen dyditore të NATO-s në Berlin do të arrijnë konsensus për qëllimin e fushatës zgjedhore në këtë shtet të Afrikës Veriore.