Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 14:00

Uashington – Lideri libian Moamer Gadafi dhe aleatët e tij ndoshta kërkojnë mënyrë për largimin nga vendi edhe pse ende nuk është e qartë nëse koloneli seriozisht mendon që të largohet, deklaroi sekretarja amerikan e Shtetit Hilari Klinton.

“Një pjesë e saj është teatër. Ka persona që konfirmojnë se flasin në emër të Gadafit, duke shqyrtuar mundësi të ndryshme. Por, një pjesë e madhe thjesht është karakteristike për sjelljen e tij. Ajo nuk mund të parashikohet”, theksoi Klinton.

Ajo shtoi se është e madhe mundësia që Gadafi të mendojë se edhe ku të kërkojë azil.