Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 11:30

Washington – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton premtoi se diplomatët amerikanë do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre, për t’i përfaqësuar interesat ekonomike të SHBA-së në vendet e jashtme. Ajo i përsëriti kritikat ndaj Pekinit se ilegalisht i subvencionon ndërmarrjet dhe mban kurs të ulët artificial të juanit, që të stimulojë eksportin.

Në takimin në Washington me biznesmenë nga e mbarë bota, Klinton premtoi se gjatë çdo udhëtimi në vendet e jashtme do të takohet me përfaqësues të biznesit. Sekretarja e Shtetit kumtoi se e emëron ish bankarin Hajdi Rediker për këshilltar kryesor ekonomik në Departamentin e Shtetit.

“I luta të gjithë diplomatët tanë të ndihmojnë dhe t’i përfaqësojnë interesat e kompanive amerikane, kur udhëtojnë në vendet e jashtme”, theksoi ajo.

Klinton theksoi se SHBA-ja vazhdon të përmbahet drejt liberalizimit.

Në vitin 2010 presidenti Barak Obama vendosi për qëllim dyfishimin e eksportit amerikan deri në vitin 2015, me shpresë se kjo do të japë nxitje të ekonomisë.