Lajme Shqip Friday, 28 June 2013 18:39

Vatikan – Një klerik i lartë i Vatikanit dyshohet se ka ndihmuar shokët e tij të pasur të sjellnin miliona euro në Itali.

Nunzio Scanaro, klerik 61 vjeçar, është arrestuar si pjesë e një hetimi që po bëhet në Bankën e Vatikanit, ku kleriku ka punuar si kontabilist, shkruan The Guardian.

Kleriku thuhet se ka ndihmuar shokë të tij të vendeve tjera, sidomos nga Zvicra, që të sillnin ilegalisht para të gatshme nga atje për në Itali, nëpërmjet aeroplanëve të agjentëve sekretë dhe ndërmjetësuesve financiar.