Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 14:57

Një femër 91 vjeçare e cila ka punuar në Auschwitz gjatë luftës së dytë botërore, është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e së paku 260.000 hebrejve.

Një gjykatë në qytetin Kiel që gjendet në veri të Gjermanisë është duke vendosur nëse do të vazhdojë me gjykimin gjatë vitit të ardhshëm. Sipar kryeprokurorit të qytetit, Heinz Dollek – ajo ishe pjesë e njësisë që përbëhej kerjtësisht nga femrat të cilat ndihmuan Nazistët SS në kampet e përqëndrimit. Ajo kishte punuar si operatore e telegrafit në kampin Auschwitz gjatë periudhës prill – korrik 1944. Këta tre muaj korrespondojnë me kohën kur një numër i madh i hebrejve nga Hungaria ishin ekzekutuar në dhomat e gazit.

Gjatë muajit korrik të këtij viti një oficer i ‘SS’ – 94 vjeçari Oskar Groening, ishte dënuar me katër vite burg, pas rreth 300.000 akuzave për vrasje në kampin ‘Auschiwtz Birkenau’. Ai ishte i njohur si libër-mbajtësi i Auschitzit. Groening ishte një llogaritar i cili i kishte selektuar, numëruar, dhe kishte mbledhur para nga ata që ishin vrarë apo që ishin mbajtur si skllevër – të hollat që i mblidhte, pastaj u’a dërgonte punëdhënësve të tij në Berlin.

Rasti i Groening ishte pritur të ishte gjykimi i fundit për gjykimet e holokaustit, derisa kjo grua anonime ishte zbuluar. Ajo si fillim ishte gjykuar në një gjykatë për të mitur, pasiqë në kohën kur ishin kryer krimet ajo ishte vetëm 21 vjeç.