Lajme Shqip Saturday, 04 May 2013 11:15

Beograd –  “Çdo autonomi e Kosovës është e pranueshme edhe ajo më e zgjeruara është e mundshme, por njohja de fakto e shtetësisë së vetëshpallur, nuk është e pranueshme”, ka thënë patriarku serb i Kishës Ortodoks të Serbisë Irinej. 

Në një intervistë për gazetën Novosti. kreu i Kishës serbe theksoi se asnjë nuk duhet të shkelë Kushtetutën e Serbisë. 

“Nuk guxojmë ta shkelim Kushtetutën tonë. Pushteti shtetëror ka përkrahjen tonë absolute që duke respektuar aktin më të lartë juridik, të gjendet mënyra më e mirë për bashkëjetesë të serbëve e shqiptarëve në Kosovë, ka thënë kreu i Kishës serbe.