Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 08:03

Pekin – Shtatëmbëdhjetë njerëz e humbën jetën dhe 118 janë plagosur në pjesën jugore të Kinës në reshjet e rrëmbyeshme të shoqëruara me erëra të uraganit.

Në shumë rajone në provincën Guandun afërsia e erërave ishte 45,5 metra në sekondë. Të dëmtuara janë të paktën 500 hektarë të mbjella, ndërsa dëmet ekonomike janë mbi shtatë milionë dollarë.

Nga moti i keq janë të prekur të paktën 2.000 njerëz.

Të paktën 10 njerëz e kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut në provincën Java në pjesën lindore të Indonezisë. Nëntë njerëz kanë vdekur në qarkun Malang ku disa ditë bie shi i rrëmbyeshëm. Shtatë njerëz janë lënduar, lajmërojnë mediat lokale.