Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 17:35

Pekin – Dy minatorë kinezë, sot janë nxjerrë nga miniera e qymyrit, ku të ngujuar kaluan shtatë ditë.

Ata të dy, nën tokë kanë kaluar më shumë se 180 orë, në një minierë në provincën jugore, Guangsi.

Mediat kineze njoftuan se shpëtuesit po shfrytëzojnë duart në vend të veglave për gërmimin e rrugës edhe për 16 minatorët e ngujuar në minierën Heshan, në zgafellën e së cilës kanë qenë të ngujuar që më 2 korrik.