Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 11:01

Karakas – Disa përfaqësues kinezë mbrëmë nënshkruan marrëveshje për ndarjen e kredive të reja për Venezuelën, në shumën prej gjashtë miliardë dollarësh, të cilat duhet ta nxisin industrinë venezueliane të naftës.

Pas nënshkrimit, presidenti Ugo Çavez deklaroi se thellimi i lidhjeve me Kinën është me rëndësi jetësore për zhvillimin e Venezuelës. Ai i hodhi kritikat e kundërshtarëve, të cilat i kontestojnë kreditë e dhëna të cilat duhet të paguhen me dërgesa të naftës.

Ministri i Venezuelës për energjetikë Rafael Ramires, dje theksoi se kredia e re do të mundësojë prodhimin e përbashkët të naftës të kompanive venezueliane dhe kineze që të rritet prej 100 në rreth 300 mijë barelë në ditë.

Viteve të fundit Kina u bë shpejtë partneri më i madh tregtar i Venezuelës. Deri tani Pekini i ka lëshuar Karakasit kredi në shumën prej mbi 32 miliardë dollarësh.