Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 14:50

Ushtria pakistaneze, ka thënë se ushtarë të Kinës dhe Pakistanit kanë realizuar një manovër të përbashkët ushtarake, për të përvetësuar aftësitë e tyre në luftën kundër terrorizmit.

Në një deklaratë të lëshuar, nga ushtria thuhet se ushtrimi, i cili ka zgjatë 7 javë, është mbajtur në rajonin e Punxhabit.

Zyrtarë të lartë ushtarakë të të dyja vendeve, kanë vëzhguar ushtrimet dhe janë betuar se do të luftojnë terrorizmin dhe të gjitha format e saj.

Ushtria e Pakistanit ka ndërmarr ofensiva të reja kundër militantëve talibanë,në kufi me Afganistanin.