Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 14:25

Qeveria e Koresë së Jugut thotë se po monitoron raportimet se diktatori i Koresë së Veriut ka urdhëruar ekzekutimin e zëvendëskryeministrit Choe Yong-gon.

Sipas disa raportimeve, Choe është ekzekutuar në maj pasi kishte dalë kundër politikës së diktatorit për shpyllëzimin.

Rreth 70 zyrtarë janë ekzekutuar gjatë sundimit të Kim Jong-un.

BBC nuk ishte në gjendje të verifikojë këto pretendime.

Koreja e Veriut rrallë konfirmon raportimet e Jugut për ekzekutimet.

Choe është parë për herë të fundit në publik në dhjetor.