Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 19:45

Stamboll – Kontakt grupi për Libinë e njohu si pushtet legjitim në vend Këshillin kombëtar kalimtar (KKK), i formuar nga kryengritësit në Bengazi, theksohet në deklaratën përfundimtare të takimit të katërt të grupit, i cili sot u mbajt në Stamboll.

“SHBA-ja, zyrtarisht e njeh KKK-në si pushtet legjitim në Libi”, theksoi sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Njohja diplomatike e organit politik të kryengritësve libianë do të thotë se Qeveria e SHBA-së do të mundet ta financojë opozitën me mjete në lartësi prej mbi 30 miliardë dollarë, të cilat ndodhen në llogaritë e ngrira të regjimit të Moamer Gadafit në bankat amerikane.