Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 11:16

Nju-Jork – Këshilli i Sigurimit i OKB-së pa marrëveshje e përfundoi debatin tetëorësh, pas dyerve të mbyllura, për atë se si të reagohet në represionet ndaj demonstruesve në Siri, transmetuan agjencitë botërore.

Disa diplomatë kumtuan se ka përparim, por mbeten dallimet midis 15 vendeve në botë. Diplomatët do të konsultojnë me kryeqytet e tyre dhe diskutimet do të vazhdojnë sot.

Evropianët dhe amerikanët synojnë drejt rezolutës, në të cilën po gjykohet Damasku. Rusia dhe Kina u kërcënuan se do të vendosin veto në sjelljen e saj, ndërsa Brazili, India dhe Afrika Jugore u deklaruan kundër rezolutës ose deklaratës në të cilën Siria do të jetë e kritikuar.

Pas seancës së KS-së së KB-së, megjithatë, diplomatët sigurojnë se po projektohet konsensus për të reaguar në ndonjë mënyrë në represionete përgjakshme kundër demonstruesve në Siri. Sipas një diplomati perëndimor anonim ende duhet të zgjidhen dhe kjo është lëndë e diskutimeve të diplomatëve me qeveritë e tyre.