Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 09:14

New York – Këshilli i Sigurimit i KB-së zgjeroi sanksionet kundër Eritresë pasi vazhdon t’u jap mbështetje grupeve të armatosura islamiste në Somali, duke përfshirë edhe grupin “Ash Shabab”, transmetuan agjencitë botërore.

Rezoluta u mbështet nga 13 vënde prej 15-të anëtare të Këshillit të Sigurimit. Rusia dhe Kina u përmbajtën nga votimi.

Rezoluta kërkon që vendet, kompanitë e së cilave marrin pjesë në industrinë e minierave të Eritresë, të garantojnë se paratë e këtij sektori nuk do të shfrytëzohen për destabilizimin e rajonit.

Këshilli i Sigurimit i bëri vërejtje Eritresë për mosrespektimin e sanksioneve të dedikuara që në vitin 2009, të cilat përfshijnë edhe embargo për armë. KS insiston që vendi të ndërpresë ndihmën ndaj grupeve të armatosura, të cilat po përpiqen t’i destabilizojnë shtetet e tjera në Bririn afrikan.