Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 19:15

New York – Këshilli i Sigurimit i KB-së, njëzëri miratoi rezolutë, me të cilën vazhdoi për tre muaj mandatin e misionit të KB-së në Libi, i cili tashmë ka për qëllim edhe të luftojë kundër shpërndarjes së armëve.

Në rezolutë theksohet se misioni tashmë ka për mandat edhe t’i “mbështesë përpjekjet e Libisë për parandalim të përhapjes së armëve, më konkretisht raketave bartëse tokë-ajër”.

Bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë druan nga vendstrehimet e armëve në Libi, posaçërisht mijëra raketave bartëse tokë-ajër, të lëna nga ish lideri Moamer Gadafi.

Të gjithë fqinjët e Libisë shprehën frikë se armët dhe municioni mund të bien në duart e grupeve ekstremiste. I dërguari i KB-së për Libinë, Ian Martin tha se ende “nuk ka vlerësim të besueshëm” për të gjitha depot për armë në Libi.