Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 08:14

Sarajevë – Këshilli i Bashkimit Evropian solli vendimin që përfaqësuesi i tij në Bosnjë e Hercegovinë të ketë spektër më të gjerë të autorizimeve, që nënkupton mbështetje financiare dhe politike, por edhe disa masa restriktive për politikanët dhe grupet të cilat e pengojnë zhvillimin e vendit .

Bëhet fjalë për mekanizëm të sanksioneve që qëndron në praktikën e BE-së dhe aktivizohet sipas nevojës, ndërsa në rastin e BeH ka të bëjë në ngrirjen e fondeve dhe në ndërprerjen e udhëtimeve për politikanët dhe grupet të cilat e pengojnë zhvillimin e vendit ose integritetin e tyre territorial.

Masat e tilla shefi i ardhshëm i delegacionit evropian, njëkohësisht edhe përfaqësuesi special evropian në BeH, do t’i bartë me konsultimet e vendeve anëtare të Unionit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton duhet të emërojë një ambasador të ri evropian në BeH.

Zyra e përfaqësuesit të lartë Valentin Incko në kohë të duhur në mënyrë paralele do të funksionojë me përfaqësuesin e ri evropian në BeH.