Lajme Shqip Wednesday, 07 March 2012 13:23

Nju Jork – Pa i mbushur ende 23 vjet, një i ri ka publikuar një video në internet ku bën thirrje për ndihmë pasi i ka provuar të gjitha llojet e dietave dhe mjekimeve, por se asgjë nuk e ka ndihmuar.

Robert Gibbs, djaloshi që peshon 285 kilogramë, shpreh nevojën e tij për ndihmë përpara se ai të vdesë. Me sy të përlotur në video ai thotë:

“Përshëndetje, unë quhem Robert. Peshoj 285 kilogramë dhe nesër do të mbush 23-vjet. Kam provuar të gjitha dietat e mundshme dhe mjekimet, por prap jam njësoj. Kam frikë se nuk do të shoh nipin tim të rritet dhe se nuk do të mund të formojë një familje timen…”

Duke shpresuar që video-mesazhin e tij do ta dëgjonte dikush që mund ta ndihmonte, ai ka marrë përgjigje mbështetëse jo vetëm nga shumë njerëz në You Tube, por edhe nga një specialist, lajmi i bashkëpunimit me të cilin i ka kthyer buzëqeshjen për pak.

Djaloshi që vuan nga diabeti dhe depresioni nga kjo gjëndje e krijuar, dhe nga mbipesha që në moshën 4-vjecare, duket se falë vullnetit të tij dhe fuqisë emocionale dhe mendore, ka gjetur shpresën e tij të fundit. (LajmeShqip.com)