Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 14:40

Ankara- Aktivistët në Turqi kanë kërkuar shkarkimin e shefave të policisë në Stamboll, Ankara dhe në qytetet tjera ku ata konsiderojnë se është përdorur dhunë e tepruar nga ana e policisë gjatë protestave që po vazhdojnë të zhvillohen ende.

Ata gjithashtu kanë refuzuar kërkimfaljen që ka bërë zëvendëskryeministri Bulent Arinc, duke thënë se ato të kujtojnë “ një luftë civile”.

Grupi që e quan veten Solidariteti me Platformën Taksim, ka dorëzuar një listë me kërkesa në adresë të zëvendëskryeministrit turk, raporton BBC.