Lajme Shqip Tuesday, 15 October 2013 14:15

Komuna Vevçan që kufizohet me Strugën kërkon heqjen etabelave treguese të rrugëve të shkruara edhe në gjuhën shqipe. E banuar nga maqedonasit ka reaguar tek Agjencia për rrugë shtetërore për vendosjen e tabelavetreguese në tre gjuhë maqedonisht – anglisht – shqipnë aksin rrugor transitor Strugë – Dibër që kalon përmes Vevçanit.

Zyrtarët kanë theksuar se në rast se institucionet qeveritare nuk heqin tabelat, atëherë autoritetet komunale dhe shërbimet e tyre do t’i heqin vetë. “Në komunën tonë nuk ka popullsi tjetër, ndaj nuk ka nevojë për shenja të tilla”, ka theksuar Gjorgji Vlajkinovski nga komuna e Vevçanit, bën të ditur “INA”.

Tabelat e reja treguese edhe në shqip u vendosën pas rikonstruimit të rrugës magjistrale Strugë – Dibër. Një pjesë e shenjave të tilla të shkruara në shqipjanë hequr. Vevçani është komunë e vogël e kufizuar në një pjesë edhe me shtetin shqiptar dhe se numëron vetëm mbi 2 mijë banorë.