Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 11:59

Bossi i kompanisë “Murdoch” ka kërkuar falje për gjithë atë që ka bërë me aferën e përgjimeve.

Siç ka bër të ditur Radio Evropa e Lirë, Rupert Murdoch ka kërkuar falje për viktimat e përgjimit të telefonave nga njëri nga tabloidët e itj dhe ka pranuar dorëheqjet e dy shefave ekzekutivë të gazetës, Rebeka Bruks dhe Les Hinton.

Magnati me seli në SHBA u ka kërkuar personalisht falje prindërve të nxënëses së vrarë, lidhur me atë që duket se tabloidi “News Of the World”, atëherë i redaktuar nga Bruks dhe mbikëqyrur nga Hinton, kishte përgjuar në vitin 2002 mesazhet me zë të vajzës së zhdukur.

Murdoch do të kërkojë falje për “keqpërdorimet serioze” të “Neës of the Ëorld,” në një faqe të plotë të dedikuar për reklama e të nënshkruar nga ai, në gazetat kryesore kombëtare të Britanisë.

“News of the World”, ka përgjuar ilegalisht mesazhet me zë të mijëra njerëzve, përfshirë këtu edhe zyrtarët, anëtarët e familjes mbretërore dhe viktimat e sulmeve terroriste në Britani dhe në SHBA.

Prokurorët amerikanë po ashtu janë duke kryer hetime në lidhje me taktikat e Neës Corporation në SHBA.