Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 15:55

Shkup – Në kazermën “Çede Filipovski- Dame” në Kërçovë, sot do të mbahet solemnitetet me rastin e ditës së brigadës së dytë të mekanizuar këmbësore komanda e të cilës gjinden në Kërçovë.

Në solemnitet do të marrë pjesë ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski, shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkolonel, Mirosllav Stojanovski, komandanti i Komandës të bashkuar operative i ARM-së, gjenerali brigadës Goranço Koteski, udhëheqësi i sektorit të MB-së, përfaqësuesit e SHM-së së ARM-së, si dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale nga komunat e Kërçovës, Ohrit, Manastirit, Tetovës ,Gostivarit, Makedonski Brod, si dhe komunat tjera të cilat gjenden në zonën e përgjegjësisë të kësaj brigade.

Siç është paralajmëruar, në solemnitet para të pranishmëve do të mbajnë fjalim Konjanovski dhe komandanti – koloneli i brigadës të 2-të Metodija Veliçkovski, ndërsa është paraparë defile solemne të njësive, si dhe fjalë taktike-teknike me prezantim e armatimit dhe teknikës të cilat janë në përbërjen e formacionit të njësisë.