Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 09:24

Shumë shpejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në Europë avionët ushtarakë F-22.

Sekretarja e Forcave Ajrore, Deborah James ka konfirmuar lajmin, duke thënë se kjo lëvizje bëhet si pjesë e planit “Inciativa për Siguri Europiane”.

James nuk ka dhënë detaje se kur do të vijnë këta avionë ushtarakë në Europë, ose sa të tillë do të jenë, apo vendet ku do të qëndrojnë ata.

Sidoqoftë, sjellja e avionëve ushtarakë në Europë, shihet si qetësim për disa vende anëtare të NATO-s, të cilat janë të shqetësuara me veprimet e Ushtrisë Ruse e cila po sfidon hapur Aleancën me stërvitjet dhe paradat që janë zhvilluar së fundmi.