Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 15:29

Bruksel – Komisioni Evropian pret më shumë informata nga autoritetet në Danimarkë në lidhje me planet e tyre për ripërtërirje të kontrollit të kufijve të tyre në Gjermani dhe Suedi për t’i vlerësuar qëllimet e tyre deklaroi sot zëdhënësi i KE-së.

“KE-ja nuk do të pranonte dhe nuk do të ndërmarrë aktivitete, të cilat paraqesin tërheqjen në lidhje me Bashkimin Evropian dhe të cilat janë të lidhura me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, shtoi ai

“Shengeni duhet të jetë i mbrojtur dhe i përforcuar, pasi që ajo është një ndër arritjet më të mëdha të BE-së deri më tani. Tani për tani duhet të kuptojmë se si do të jenë pasojat ligjore për të vlerësuar nëse të hyjmë drejt mekanizmit të jashtëzakonshëm për mbrojtje të implementimit të drejtës evropiane, ndërsa tani për tani nuk kemi hyrë në atë fazë. Qëndron analiza, theksoi zëdhënësi.

Sipas tij lëvizja e lirë e njerëzve është posaçërisht e rëndësishme dhe duhet të ruhet dhe e domosdoshme është përmirësimi i mekanizmit, ndërsa krimi ndërkufitar është çështje, për të cilën BE-ja duhet të gjejë zgjidhje.

“Përderisa dikush pohon se Zona e Shengenit ka kontribuar për rritjen e krimit, ai duhet të prezantojë argumente”, shtoi zëdhënësi.