Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 10:31

Bruksel- Marrëveshja për rikonstruim të debisë greke me vlerë prej 200 miliardë është në duart e kreditorëve privat, me çka do të hapet rrugë për pakon e re të ndihmës financiare ndërkombëtare, e cila është afër realizimit, kumtoi sot Komisioni Evropian.

Zëdhënësi i eurokomisarit për çështje ekonomike dhe monetare Amadeo Altafazh theksoi se negociatat “janë shumë të vështira” pasi që u konfirmua se është e nevojshme që bankat të shlyejnë 70 për qind nga kërkesa në emër të obligacioneve greke, në vend të planifikuarave 50 për qind.

Zëdhënësi i Oli Renit tha se edhe krahas problemeve, informatat e shumta nga java e kaluar tregojnë se marrëveshja është në dukje. Altafazh konfirmoi se ekziston “vullnet i qartë mes negociuesve që të arrihet marrëveshje për shlyerje vullnetare të një pjesë të debisë”.

Qëllimi është që debia e përgjithshme e Greqisë deri në vitin 2020 të zvogëlohet në 120 për qind nga Bruto prodhimi vendor, që është niveli të cilin e kërkon Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) nga 160 përqindëshi i tanishëm.

Marrëveshja për shlyerje të debisë do të mundësojë që të vazhdojnë negociatat për pakon e dytë të ndihmës prej 130 miliardë euro për Greqinë nga Bashkimi Evropian dhe nga FMN-ja. (LajmeShqip.com)