Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 11:28

Bruksel – “Fillo të flasësh!” është titulluar konferenca tërëditore që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme në organizim të Komisionit Evropian, tema e së cilës është liria e mediave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale janë vlerat themelore të Bashkimit Evropian. Në atë kahje janë edhe angazhimet e BE-së në zbatimin e masave, të cilat vendet aspirante i ndërmarrin, vlerësojnë në BE.

Në strategjinë e fundit vjetore për zgjerim të Bashkimit Evropian,  miratuar në nëntor të vitit të kaluar, posaçërisht ishte e theksuar liria e të shprehurit të mediumeve në vendet kandidate për hyrje në BE, si një nga sfidat më të rëndësishme për zgjerimin e Unionit.

Gjatë disa muajve të kaluar, liria e të shprehurit të mediumeve u imponua si një temë e shpeshtë, posaçërisht me disa incidente të reja të paraqitura, vlerësojnë nga BE-ja.

Konferencën do ta hapë Jirzhi Busek, kryetar i Parlamentit evropian, Neli Kros – zëvendës kryetare e Komisionit Evropian dhe Shtefan Fyle, komisar i BE-së për zgjerim, ndërkaq do të marrin pjesë organizata ndërkombëtare dhe rajonale, gazetarë prej disa mediumeve dhe akademikë nga Ballkani Perëndimor.

Siç është e paralajmëruar, do të debatohet për gjendjen aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, do të kërkohen zgjidhje dhe do të promovohen praktikat më të mira.