Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 11:45

Luksemburg – Komisioni Evropian në bashkëpunim  me Bankën investuese evropiane dhe Bankën Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim siguroi mbi 141 milionë euro për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është kurorë e përpjekjeve trevjeçare”, deklaroi zëvendëskryeministri serb Bozhidar Gjeliq, i cili është iniciator i idesë për formim të platformës investuese rajonale.

Kjo është mundësi që t’u mundësojmë njerëzve të cilët kanë energji të punojnë, të përfitojnë dhe të mbeten në vendet e tyre, theksoi Gjeliq gjatë takimit të Komitetit për kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor në selinë e Bankës investuese evropiane në Luksemburg.

Gjeliq theksoi se në financimin e platformës me vlerë prej 141 milionë euro do të marrin pjesë Komisioni Evropian, Banka investuese evropiane dhe Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim.

Mjetet, sipas Gjeliqit, do të jenë të sistemuara në tre fonde, për inovacion, për zhvillim dhe për garanci. Në atë mënyrë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat për shkak të krizës financiare vështirë vijnë deri tek kreditë, do të mund të konkurrojnë për mjetet e domosdoshme.

Huber Kotonji, i cili gjendet në krye të sektorit për biznes zhvillim rajonal të Bankës investuesve evropiane, deklaroi se platforma është deri tani kredia më e madhe themelore e miratuar.

Në Komitetin për kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor përfshihen përfaqësuesit nga vendet nga tërë rajoni.