Gjenevë – Këshilli për të drejtat e njeriut i KB-së sot i kritikoi “shkeljet masovike, sistematike dhe të ashpra”, të të drejtave të njeriut dhe liritë themelore në Siri, transmetojnë mediat franceze.
Në seancën e jashtëzakonshme, të këtij Këshilli 47-anëtarësh për të drejtat e njeriut të KB-së me 37 vota “për” votuan rezolutën, e mbështetur nga Liga arabe, SHBA-ja dhe vendet evropiane, theksojnë mediat amerikane.
Rusia, Kina, Kuba dhe Ekuadori votuan kundër, ndërsa gjashtë vende anëtare u përmbajtën.
Në variantin e fundit të dokumentit, i cili sot u ofrua për votim, ra teksti për futjen e çështjes së të drejtave të njeriut në Siri para Këshillit të Sigurisë të KB-së.
Këshilli me këtë rezolutë vendosi që sekretarit të përgjithshëm të KB-së t’ia dorëzojë raportin e komisionit për hetimin e shkeljeve për ndërmarrjen e aktiviteteve të mëtejme, plotësojnë agjencitë.
Këshilli rekomandoi që organizatat kryesore të KB-së të njoftohen me raportin dhe emëroi raportues special për të drejtat e njeriut në Siri.