Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 19:00

Bon – Udhëheqësi i Konventës kornizë të KB-së për ndryshime klimatike, Kristjana Figeres u bëri thirrje  “Liderëve e theksuar të biznesit” që të kyçen në përpjekjet për zvogëlimin e emisioneve të gazrave të dëmshme, duke kontribuar në procesin e ngadalësimit të ngrohjes globale.

“Përderisa qeveritë me politikat e tyre munden të promovojnë  “teknologji të gjelbër” dhe të ndihmojnë që burimet e ripërtëritja të energjisë t’u bëhen më konkurrentë karburanteve fosile, kompanitë me ndikim mund të shërbejnë si nxitës në politikat e këtilla, pasi që bartësit e vendimeve në shumë vende i tregojnë idetë e tyre”, theksoi Figeres.

Sipas saj, biznesmenët gjithnjë e më shumë kuptojnë se sektori privat mundet në mënyrë më të vendosur të kontribuojë për reduktimin e ngrohjes globale.

Figeres theksoi se kompanitë e mëdha të përcaktuara, siç janë “Koka Kola”, “Unilever”,  dhe “Virxhin grup”, veçmë punojnë në zhvillimin e teknologjive, me të cilat do t’i zvogëlonin emisionet e gazrave të dëmshme që e shkaktojnë efektin e kopshtit të qelqtë.

Pas negociatave prej dy dekadave për ndryshime klimatike, vitin e kaluar është kontraktuar mes numrit më të madh të anëtarëve të KB-së për lidhje të marrëveshjes së re për reduktim të obligueshëm të emisioneve të gazeve të dëmshme deri në vitin 2015.

Ekspertët parashikojnë në mundësinë e zvogëlimit të emisioneve të gazrave të dëmshme duke potencuar, se ngrohja e mëtejshme globale mund të sjellë deri te pasojat serioze, siç janë kushtet ekstreme të motit, thatësirat, përmbytjet dhe rritja e nivelit të detërave.