Lajme Shqip Thursday, 13 December 2012 16:05

Islamabad – Në raportin e Kombeve të Bashkuara theksohet se gjysma e vajzave nuk shkojnë në shkollë fillore, ndërsa 75 për qind prej tyre nuk shkojnë në shkollë të mesme.

Si arsye për mos shkollimin e vajzave theksohen edukimi tradicional, kushtet e vështira ekonomike, problemet e sigurisë dhe presioni nga militantët radikal.

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari filloi fushatë për arsimim të vajzave dh donoi 10 milionë dollarë në fondacionin i hapur për Malala Jusufzai.

Në muajin tetor një taleban pakistanez hapi zjarr ndaj 14 vjeçares Malala dhe dy shoqeve të saja, sepse vogëlushja pakistaneze agjtoi që vajzat në Pakistan të shkollohen. Ajo u gjuajt në kokë dhe në kraharor dhe u dërguan në shërim në Britani të Madhe.(LajmeShqip.com)