Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 11:41

Astana – Vëzhguesit ndërkombëtar i konsiderojnë jodemokratike zgjedhjet e djeshme presidenciale në Kazakistan, në të cilat me më shumë se 95 për qind të votave u rizgjodh Nursulltan Nazarbaev, i cili udhëheq me vendin prej viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.

Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) theksoi se Kazakistani nuk i ka zbatuar reformat, të cilat janë të nevojshme për organizim të zgjedhjeve korrekte dhe të lira.

“Për fat të keq mundemi vetëm të konkludojmë se këto zgjedhje do tw duhej që në mënyrën më trasnparente të organizoheshin dhe zbatoheshin nga zgjedhjet paraprake. Numri i madh i parregullsive e treguan domosdoshmërinë e zbatimit të reformave të pritura”, thuhet në kumtesën e OSBE-së.

Deri tani OSBE-ja asnjëherë nuk i ka pranuar zgjedhjet në këtë ish-republikë sovjetike të Azisë Qendrore, e cila fitoi pavarësinë në vitin 1991.