Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 18:02

Kabul – Një bombë artizanale vrau katër ushtarë të forcave të NATO-s në Afganistan, kumtuan forcat ndërkombëtare për përkrahje të sigurisë – ISAF, të cituara nga agjencitë botërore.

Shpërthimi ka ndodhur në Afganistanin jugor. Tani për tani nuk jepen kurrfarë hollësira për ngjarjen.

Dhuna në Afganistan për momentin e arrin nivelin më të lartë nga rrëzimi i talebanëve nga pushteti në vitin 2001.

Ushtritë e huaja në Afganistan përgatiten gjatë verës të fillojnë t‘ia dorëzojnë përgjegjësinë për kontrollin e sigurisë armatës dhe policisë së Afganistanit.