Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 08:46

New York – Katastrofat natyrore në vitin 2011, botës i shkaktuan dëme të vlerësuara në më shumë se 380 miliardë dollarë, deklaroi Margareta Valstrom, përfaqësuese speciale në KB për uljen e rreziqeve nga katastrofat.

Ajo tha se ndikim më të madh në rritjen e kësaj shifre kanë pasur tërmetet në Japoni dhe Zelandën e Re, si dhe përmbytjet në Tajlandë dhe në shtete të tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së KB-së për uljen e rreziqeve nga katastrofat, tërmetet, cunami dhe shpërthimi bërthamor në Fikushima, kanë shkaktuar dëme prej rreth 210 miliardë dollarë.

Shpenzimet pas përmbytjeve në Tajlandë janë më shumë se 40 miliardë dollarë.

Banka qendrore e Zelandës së Re kumtoi se rindërtimi i shtëpive të shembura në tërmetin e 22 shkurtit vjet,  kushtoi rreth 25 miliardë dollarë.

Sipas Valstrom, 50 përqind e popullatës botërore jetojnë në zona që janë të nënshtruara në rrezik nga katastrofat natyrore.