Lajme Shqip Friday, 17 February 2012 16:00

Islamabad – Negociatat me talebanët i udhëheq qeveria e SHBA-së, pa miratimin e autoriteteve afgane, deklaroi sot në Islamabad presidenti afgan, Hamid Karzai.

Karzai është në kryeqendrën e Pakistanit për shkak të pjesëmarrjes në takimin e kreut me kolegët e tij nga Pakistani dhe Irani. Temë kryesore e forumit është situata në Afganistan dhe perspektivat për rregullimin e brendshëm afgan.

“Kontaktet me talebanët udhëhiqen nga SHBA-ja, pa miratimin e Kabulit zyrtar”, theksoi Karzai.

Ai, gjithashtu, deklaroi se çdo vendim në proçesin e negociatave me lëvizjen “Taliban” nuk duhet ta sjell Washingtoni, por autoritetet në Afganistan.

“Sado që të negociohet me talebanët, ata duhet të udhëhiqen në emrin tonë dhe jo në emër të SHBA-së”, shtoi presidenti afgan.

Karzai, gjithashtu, deklaroi se Kabuli zyrtar nuk planifikon të marrë pjesë në kontaktet me talebanët, të cilat me iniciativë të Washingtonit mbahen në Katar.

Sipas presidentit, Kabuli zyrtar, veçmas nga amerikanët, do të vendos linjën e saj për kontakte me talebanët.

“Ne do të bëjmë negociata me talebanët jo në Katar, por në Turqi ose Arabinë Saudite”, deklaroi Karzai.