Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 08:08

Uashington – Ish-presidenti i SHBA-së, Xhim Karter, sot i bëri thirrje vendit të vet që ta nxjerrë Kubën nga lista e shteteve të sponsoruara të terrorizmit, transmetuan agjencitë botërore.

Pohimet amerikane për terrorizëm (në Kubë) nuk kanë asnjë bazë, siguron Karter.

Ai në Havana u takua me ambasadorët e Spanjës dhe Kolumbisë dhe ata nuk shprehën asnjë përmbajtje kundër largimit të Kubës nga lista.

Sipas Departamentit të Shtetit, Kuba mbështet anëtarë të grupeve, të konsideruara nga SHBA-ja për terroriste, sikur organizata baske separatiste në Spanjë-ETA dhe forcat revolucionare të armatosura të Kolumbisë (FARK).

Ish presidenti amerikan dje u kthye nga vizita në Kolumbi, ku pati një përpjekje të pasuksesshme për lirimin e amerikanit Alan Gros, i akuzuar me 15 vite burgim sipas akuzave për spiunim.

Karter (86 vjeçar) përveç asaj u takua me shefin e shtetit Raul Kastro dhe me vëllanë e tij Fidel – lider historik i revolucionit kubanez.

SHBA-ja e shprehu zhgënjimin e saj që Kuba nuk e liroi Alan Gros gjatë vizitës të Xhim Karterit, transmetuan agjencitë, duke iu referuar zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Mark Toner.