Lajme Shqip Wednesday, 04 September 2013 15:47

Ankara – Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe transmeton gazeta austriake Tiroler Tageszeitung.
Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”.
Ekspozita qe hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.
Botuesi i kësaj reviste Erdogan Karayel i cili jetin në Gjermani ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i pa marrë me mend, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk. /albinfo/
Tre persona janë akuzuar zyrtarisht për rastin e revistës Kosovo 2.0, njofton misioni evropian për sundim të ligjit.