Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 19:49

Athinë – Greqia nuk do të lejojë anëtarësim të “IRJM” në institucionet euroatlantike nëse nuk gjendet zgjidhje për çështjen për emrin para Samitit të NATO-s në Bukuresht, paralajmëroi ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis në takimin me ish-ambasadorin e SHBA-së në Athinë, Daniel Spekhard, të mbajtur në janar të vitit 2008.

Siç thuhet në një dokument të besueshëm nga 5 janari i vitit 2008, të publikuar nga Ambasada amerikane në Greqi, që e publikoi Uikiliksi, Karamanlis në takimin me Spekhard thekson se është e domosdoshme që të gjendet zgjidhje për të dyja palët të pranueshme, e cila do të përfshinte emër të përbërë si “Maqedonia e Re, e Epërme, Veriore ose ndonjë tjetër” për përdorim ndërkombëtar dhe emër tjetër për përdorim të brendshëm, para Samitit të NATO-s në Bukuresht, pasi Greqia nuk do të lejojë anëtarësim të “IRJM-së në institucionet euroatlantike.

Karamanlis e ka thënë këtë si përgjigje të pyetjs së Spekhardit nëse është e mundur të arrihet përparim i vërtetë në procesin për zgjidhjen e emrit para Samitit në Bukuresht, që do të finalizohej më vonë gjatë periudhës së ratifikimit të ftesës për Maqedoninë për anëtarësim në Aleancë. Karamanlis ka insistuar se kjo nuk është zgjidhje e pranueshme për Athinën dhe se marrëveshje për emrin duhet të arrihet para Samitit. Pa zgjidhje, Greqia nuk mund ta miratojë hyrjen e Shkupit në institucionet euroatlantike, ka thënë ish-kryeministri grek.

Për propozimin e Nimicit për emër të dyfishtë (Republika e Maqedonisë për përdorim të brendshëm, ndërsa emër me kompromis për KB, NATO dhe përdorim tjetër ndërkombëtar), Karamanlis tha se “Greqia mund ta pranojë këtë, por emri i përbërë duhet të shfrytëzohet në të gjitha forumet ndërkombëtare, si dhe nga SHBA-ja”.

Në dokumentin që ambasada e SHBA-së në Athinë e ka dërguar deri te Departamenti i Shtetit  qëndron se Karamanlis ka shprehur qëndrim të fortë lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë dhe se ka thënë se ai e ka përfunduar pjesën e tij të punës dhe se Shkupi fuqishëm nuk lëshon pe. Sipas tij, opinioni grek paraprakisht shumë i është kundërshtuar çfarëdo përdorimi të emrit Maqedoni, por se kjo ka ndryshuar prej se ai është në pushtet, që i ka kushtuar zvogëlim të rejtingut. Karamanlsi shton se i ka thënë udhëheqësisë së Maqedonisë se lëshimi i mëtejshëm nga pala greke do të thoshte rënie të cilës do qeveri në Athinë.