Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 08:27

Karakas – Presidenti venezuelas, Hugo Çavez pranoi mbrëmë gjatë fjalimit televiziv se ka pasur intervenimin e dytë kirurgjik në Kubë, për mënjanimin e tumorit maling.

Sipas tij operacioni, më 10 qershor, ishte për mënjanimin e tumorit, në të cilin ka pasur qeliza kancerogjene.

Çavez deklaroi se jeta e tij ndodhet para një beteje të re dhe se ka bërë gabim thelbësor që nuk është kujdesur më mirë për shëndetin e tij përmes kontrolleve të rregullta mjekësore.

Çavez i bindi qytetarët e vet se gjendja e tij është e kënaqshme dhe se po merr mjekim shtesë.

Tani për tani nuk është e qartë se kur është xhiruar fjalimi i Çavezit nga Kuba dhe sa do të mbesë atje, si dhe për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë.