Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 08:30

Dy diplomatë polakë janë kapur gjatë përpjekjes për kontrabandë të cigareve

Varshavë – Ministria polake e Punëve të Jashtme sot kumtoi se ka pushuar nga puna dy nëpunës në Ambasadën e Polonisë në Moskë, për shkak të tentimit për kontrabandim të cigareve në vlerë prej 15.000 dollarëve.

Nëpunësit kanë qenë të kapur nga doganierët polakë gjatë përpjekjes ilegale me automobil diplomatikë të bartin në vendin rreth 100.000 cigare.

Të akuzuarit janë nënpunës diplomatikë dhe do të dënohen, ndërsa kundër tyre do të ngrihet aktakuzë për tentim kontrabandimi.