Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 09:57

Romë- Plot 730 kg lëndë narkotike marijuanë janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Mesinës, ku autoritetet italiane dyshojnë se vinte nga Shqipëria.Lënda po transportohej në një anije në momentin kur është ndaluar.

Policia italiane njofton se ka ndaluar tre persona si përgjegjës për trafikun, transmeton Shekulli. Lënda ishte paketuar në 43 pako me 17 kg secila dhe kishte si destinacion tregun italian. Vlera e sasisë së sekuestruar në Itali nëse do të tregtohej arrinte deri në 10 milionë euro.

.